← Shfleto

Rexhep Hoxha

Doktor i shkencave të farmakologjisë

Lindi më 1954 në Herticë të Besianës. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Podujevë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Farmakologjisë - në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1983 me temën: ”PËRCAKTIMI I ROLIT TË TONUSIT VENOZ NË HIPERTENSIONIN ARTERIAL ME NDIHMËN E TESTIT TË VENOKONSTRUKSIONIT DHE TË PLETIZMOGRAFISË EKSKLUZIVE VENOZE”(kr). Mr. Rexhep Hoxha doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1997 me temën: ”ANALIZA FARMAKOLOGJIKE E INERVIMIT TË IRISIT”. Dr. Rexhep Hoxha së pari punoi si asistent në Institutin e Farmakologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës ku tash është docent i farmakologjisë me toksikologji në këtë fakultet. Ka të botuara 28 punime shkencore, 17 prej tyre në bashkautorsi. Ka udhëheq projektin e arsimit të lartë të lëmit të mjekësisë. Ka marrë pjesë në dy projekte të nivelit ndërkombëtar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.