← Shfleto

Rexhep Gjergji

Doktor i shkencave të natyrës – matematikës

Lindi në mars të vitit 1956 në Obrançë të Podujevës(Besianës). Shkollën fillore e kreu në Podujevë, kurse Gjimnazin (Matematikor) në Prishtinë, ku e kreu edhe FSHMN-Dega e Matematikës - më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1986 me temën: ”PROBLEMI I EKZISTENCËS SË RRAFSHEVE TË PROJEKTUARA NË RENDIN n “. Mr. Rexhep Gjergji doktoroi në FSHMN të Prishtinës në tetor të vitit 1987 me temën: ”STUDIMI I GRUPEVE TË KOLINACIONEVE TË BLLOK SHEMAVE SIMETRIKE RENDI 36”. Dr. Rexhep Gjergji punës ia filloi si prof. i matematikës në Gjimnazin e Prishtinës. Më 1982 u zgjodh asistent i Analizës I dhe Algjebrës II në Katedrën e Matematikës ku arriti deri te prof.ordinar i këtyre lëndëve. Ka të botuara 12 punime shkencore, një tekst për shkolla fillore, 4 tekste për shkolla të mesme si autor-bashkautor, 5 tekste universitare në dy prej tyre si bashkautor e ka të botuar edhe temën e magjistraturës. Ka qenë në specializim në Gjermani. Ka mbajtur ligjërata në Universitetin e Zagrebit dhe ka marrë pjesë në disa kongrese të matematikës jashtë Kosovës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.