Rexhep Gashi
Doktor i shkencave të natyrës – fizikës
Lindi më 1940 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Normalen) i kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega e Fizikës - të Prishtinës më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Beogradit, ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1975 me temën: ”CAKTIMI KUALITATIVO-KUANTITATIV I ELEMENTEVE NË XEHET E BASENIT TË KOSOVËS”(sr). Mr. Rexhep Gashi e vazhdoi punën shkencore dhe hulumtimet i bëri në Institutin e Vinçes në Beograd, dhe doktoroi në FSHMN në Prishtinë në qershor të vitit 1977 me temën: ”ANALIZA ENERGJETIKO-KOHORE ME AKTIVIM NEUTRONIK”(sr). Dr. Rexhep Gashi së pari punoi si asistent i fizikës, më vonë i Fizikës II në Degën e Fizikës dhe arriti deri te prof. ordinar i Biofizikës në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës dhe i Fizikës nukleare në FSHMN. Dr. Rexhep Gashi ka qenë prodekan i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, Prorektor i Universitetit të Prishtinës si dhe Ministër i Arsimit, kulturës në Kosovë (1984/88). Dr. R. Gashi ka marrë pjesë në konferenca e simpoziume. Ka 12 tekste të Fizikës, 3 prej tyre universitare, si dhe ka të botuara 6 punime shkencore dhe 12 punime profesionale, ka qenë në specializim në Angli dhe SHBA.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.