← Shfleto

Rexhep Boja

Doktor i shkencave të besimit islam

Lindi më 1946 në Kërnicë të Klinës. Shkollën fillore e nisi në Shtupel dhe e kreu në Pejë, kurse Medresenë në Medinën Munavere të Arabisë Saudite, fakultetin e kreu në Davë dhe Usuludini në Universitetin Islamik të Medinës në vitin 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin Islamik-Dega e Davës në Medinë ku magjistroi në prill të vitit 1981 me temën. ”SHQIPTARËT DHE ISLAMIZIMI”(ar). Mr. Rexhep Boja dhjetë vjet rresht e ka perfeksionuar dijen në shkencat islame dhe doktoroi në Universitetin Islamik në mars të vitit 1985 me temën: ”MUSLIMANIZMI NË JUGOSLLAVI”(ar). Dr. Rexhep Boja është doktor i parë shqiptar i fesë Islame që doktoroi në Saudi. Dr. R. Boja aktivitetin e tij fetar e filloi në Xhaminë e Kapishnicës së Pejës. Ndërkohë ligjëroi në Medresenë “Alaudin” të Prishtinës. Ishte kryetar i Meshihatit të Bashkësisë Islame në Prishtinë dhe profesor e dekan i Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.