Rexhep Berisha
Magjistër i arsimit – edukimit politeknik
Lindi më 1946 në Kaçanik. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin matematikor) në Prizren. Fakultetin e Pedagogjisë Industriale – Grupi i Fizikës me arsim teknik, në Rijekë të Kroacisë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Pedagogjik-Teknik “M.Pupin” të Zrenjaninit në Universitetin e Novi Sadit, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1986 me temën:”MARRËDHËNIET PROGRAMORE TË KONCEPCIONIT PËR EDUKIMIN DHE ARSIMIN POLITEKNIK NË SHKOLLAT E MESME”(sr). Mr. Rexhep Berisha në fillim ka punuar si mësimdhënës në Kaçanik, kurse tash punon si këshilltar i arsimit politeknik në Prishtinë. Ka të botuara 6 tekste shkollore për arsim politeknik si dhe 60 punime profesionale. Ka qenë anëtar i UNESCO-s, përfaqësues i Kosovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.