Rexhë Sadrijaj
Magjistër i shkencave të natyres – biologjisë
Lindi në mars të vitit 1949 në Lëbushë të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Isniq, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Pejë. Fakultetin e SHMN-Dega e Biologjisë e kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Mikrobiologjisë - në Zagreb, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1982 me temën: ”ANALIZA BAKTERIOLOGJIKE E UJIT TË PUSEVE TË RRETHIT TË DEÇANIT TË KSA TË KOSOVËS”(kr). Mr. Rexhë Sadrijaj së pari punoi si profesor i biologjisë në Shkollën Bujqësore të Pejës, mandej në Prishtinë, më vonë në Gjimnaz të Deçanit, ku punoi si profesor i biologjisë gjithë kohën. Ka botuar një punim.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.