← Shfleto

Rexhë Kasumaj

Magjistër i shkencave politike

Lindi më 1959 në Lloçan të Deçanit. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Deçan. Fakultetin e Mbrojtjes Popullore e kreu në Beograd më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave Politike të Zagrebit, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1988 me temën: ”PROBLEMET E FUNKSIONIMIT TË MBROJTJES CIVILE NË KOMUNË”(kr). Mr. Rexhë Kasumaj ka punuar në Këshillin Komunal të Deçanit në Qendrën e aftësimit të kuadrove MPP në Ajavli dhe ishte ligjërues i lëndës së Mbrojtjes së përgjithshme popullore dhe vetëmbrojtjes shoqërore në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ka të hartuar 1 libër dhe 1 dispensë të MP për studentët e këti fakulteti.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.