Rexhai Fishta
Doktor i shkencave tëbujqësisë – zooteknikës
Lindi më 1932 në Durrës. Mësimet fillestare dhe të mesmet i mori në vendlindje. Fakultetin e Zooteknikës e kreu në Kamëz më 1955. Së pari punoi në Institutin e Zooteknikës në Shkodër ku u mor me kërkime për njëthundrakët dhe bagëtive të imëta ku dha kontribut të veçantë, si pedagog dhe kontribuoi në Katedrën e Zooteknikës, në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës. Rexhai Fishta mban titullin e “Profesor”. Dr. Rexhai Fishta është shkencëtar me dije të thella dhe i pari që ia vuri bazat shkencore rritjes së bagëtive të imëta dhe kontribuoi në përmirësimin e racës së dhenve në veçanti në seleksionimin e deles së vendit “Bardhoka”. Dr. R. Fishta është pedagog i talentuar. Këto vlera i konkretizoi në vepra, shkroi dhe botoi një sërë të madh artikujsh shkencorë dhe botoi shumë tekste për shkolla të mesme dhe për universitete. Vdiq në Tiranë në vitin 2003.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.