← Shfleto

Resmije Shala – Kryeziu

Doktor e shkencave të filologjisë

Lindi në tetor të vitit 1945 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Pejë. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1975 me temën: ”PËRSONAZHI I GRUAS NË LETËRSINË E ROMANTIZMIT SHQIPTAR”. Mr. Resmije Shala – Kryeziu doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1987 me temën: ”PËRSONAZHI I GRUAS NË LETËRSINË SHQIPE NË MES DY LUFTRASH”. Dr. Resmije Shala –Kryeziu në fillim punoi në Institutin e Historisë të Kosovës në Prishtinë, kurse prej vitit 1979 punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës - së pari si bashkëpunëtare e tash është bashkëpuntore e lartë shkencore. Ka të botuara 25 punime shkencore dhe tezen e doktoratës si botim i veçantë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.