Reshat Kadriu
Doktor i shkencave të natyrës – matematikës
Lindi në shkurt të vitit 1938 në Miratoc të Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Mitrovicë. Fakultetin Filozofik-Dega e Matematikës e kreu në Prishtinë më 1968, ku i bëri edhe studimet pasuniversitare në FSHMN të Prishtinës, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1987 me temën: ”VLERËSIMI I KOEFICIENTIT TË FOURIES ME NDIHMËN E MODULIT TË DERIVACIONIT TË FUNKCIONIT PREJ KLASËS SË NIKOLSONIT DHE BESONIT”(sr). Mr. Reshat Kadriu doktoroi në FSHMN të Prishtinës në prill të vitit 1993 me temën: ”DISA VETI TË FUNKCIONIT FOURIE MONOTON DHE LAKUNARË TË FUNKCIONEVE NGA KLASËT E NIKOLSIT DHE BESOVIT”. Dr. Reshat Kadriu punoi si prof. i matematikës në Qendrën Teknike në Obiliq e më 1971 zgjidhet ligjërues i Gjeometrisë analitike me trigonometri në Akademinë Pedagogjike të Shkupit, mandej në SHLP të Prishtinës për lëndën Analiza matematike II dhe Metodika e matematikës, ka specializuar në Universitetin “Lomonosov” të Moskës. Ka të botuara 10 punime shkencore si autor-koautor dhe 2 tekste universitare si bashkautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.