← Shfleto

Reshat Abrashi

Doktor i shkencave të teknologjisë

Lindi më 1938 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, kurse Fakultetin e Xehetarisë e kreu në Zagreb më 1964. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Xehetarisë-Gjeologjisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1973 me temën: ”LLOGARIA E BAZAMENTIT TË RRJETEVE VENTILUESE ME NDIHMËN E KOMPJUTERIT”(kr). Mr. Reshat Abrashi doktoroi në Fakultetin e Teknologjisë të Zagrebit në mars të vitit 1978 me temën: ”METODAT TERMODINAMIKE TË LLOGARITJES SË DEPRESIONIT TERMIK DHE NDIKIMI I TIJ NË PUNËN E VENTILATORIT DUKE PASUR PARASYSH STABILITETIN E QARKULLIMIT TË AJRIT”(kr). Dr. Reshat Abrashi shumicën e kohës punoi në repartet e Kombinatit “Trepça” të Mitrovicës, ku ka qenë edhe udhëheqës i reparteve të Kombinatit në fjalë. Mandej Dr. R. Abrashi kaloi me punë në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës si profesor dhe arriti gradën prof. ordinar i lëndës Ajrimi i minierave dhe teknologjia e sigurimit në këtë Fakultet. Ka të botuara shumë punime shkencore, tekste për shkolla të mesme dhe universitare dhe ka udhëhequr shumë magjistrantë dhe doktorantë në lëmin e teknologjisë. Vdiq në Mitrovicë më 2002.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.