← Shfleto

Remzi Bakalli

Doktor i shkencave bioteknike

Lindi më 1944 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në Prizren, të mesmen (bujqësoren) në Kralevë. Fakultetin e bujqësisë e kreu në Beograd më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë të Zagrebit ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1971 me temën:”HULUMTIMET UNIVERZALIBILE TË HIDRATEVE SIPAS KUSHTEVE TË KBI- “PROGRS EKSPORT” TË PRIZRENIT”(kr). Mr. Remzi Bakalli doktoroi në Fakultetin e Veterinarisë të Zagrebit në dhjetor të vitit 1975 me temën:” NDIKIMI I NIVELIT TË MANGANIT NË USHQIM NË AKTIVITETIN E FOSFATIZËS ALKALIKE TË SERUMIT DHE NË RETENCIONIN E KALCIUMIT DHE TË FOSFATIT TE PULAT VOJËSE”(kr). Dr. Remzi Bakalli së pari punoi si teknolog në KBI “Progres” të Prizrnit, në Institutin e Blegtorisë dhe të Veterinarisë në Prishtinë e më 1976 u zgjodh docent në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës, ishte edhe dekan i këtij fakulteti. Ka qenë prof. ordinar i lëndës të ushqyerit e kafshëve, në këtë fakultet, ka qenë në specializim në Filadelfi (SHBA). Tash punon si kordinator në lëmin e të ushqyreit të shpendëve në Universitetin e Gjorgjias në SHBA, ku edhe jeton. Dr. Remzi Bakalli është anëtar i rregullt i ASHA të Kosovës. Ka të botuara 4 libra dhe 80 punime shkencore shumica të botuar jashtë vendit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.