← Shfleto

Rashit Alidema

Doktor i shkencave të natyrës – matematikës

Lindi në maj të vitit 1937 në Pozharan të Vitisë. Shkollën fillore e nisi në vendlindje e vazhdoi në Gjilan dhe e kreu në Pejë. Shkollën normale e kreu në Prishtinë ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega e Matematikës më 1964. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN në Beograd ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1976 me temën: ”LINEARIZIMI I EKUACIONEVE DIFERENCIALE JOREALE”(sr). Mr. Rashit Alidema doktoroi në FSHMN të Beogradit në korrik të vitit 1980 me temën: ”ZGJIDHJA STABILE E SISTEMEVE TË EKUACIONEVE DIFERENCIALE JOLINEARE ME DY VIJAT E NDËRPRERJES NË RASTET KRITIKE”(sr). Dr. Rashit Alidema së pari punoi si prof. i matematikës në shkollat e mesme në Gjilan e Prishtinë, mandej shkoi në specializim në Moskë. Më 1967 u zgjodh asistent i Matematikës I dhe II në Fakultetin Ekonomik të Prishtinë, mandej ligjëroi edhe matematikën III në FSHMN ku arriti gradën prof. ordinar i analizës funkcionale në këtë fakultet. Dr. R. Alidema ka 25 punime shkencore të botuara dhe tekste të matematikës për të gjitha nivelet e shkollimit. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume edhe jashtë vendit Evropë. Dr R. Alidema ka ligjëruar në Hamburg, Sanpetersburg. Është edhe anëtar i instituteve të Matematikës në Poloni, në Berlin e tj.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.