← Shfleto

Ramiz Livoreka

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në korrik të vitit 1958 në Ivojë të Kaçanikut. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Kaçanik. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1981. si “Student i dalluar”. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në Drejtimin Ekonomi e ndërmarrjes në janar të vitit 1991 me temën: ”TREGU DHE PLANI NË EKONOMINË SOCIALISTE”. Mr. Ramiz Livoreka doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në qershor të vitit 1997 me temën: ”ZHVILLIMI EKONOMIK I KOSOVËS DHE PROBLEMATIKA E TREGUT”. Dr. Ramiz Livoreka së pari punoi në ndërmarrjen “Sharr” të Hanit të Elezit, mandej asistent i lëndës Teoria e çmimeve në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës dhe arriti deri te docent i lëndës makroekonomia në këtë fakultet. Ishte bashkëpunëtor i Institutit “Riinvest” në Prishtinë, si përfaqësues i Universitetit në KQZ ku me sukses i kreu zgjedhjet lokale dhe ato qendrore në Kosovë. Ka të botuara disa punime profesionale-shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.