Ramiz Fazliu
Magjistër i shkencve juridike
Lindi më 1956 në Letovicë të Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Bujanoc, kurse Fakultetin e Shkencave Politike e kreu në Zagreb më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik-Drejtimi Administrativo-Politik në Prishtinë ku edhe u magjistrua në gusht të vitit 1998 me temën: ”ROLI, RËNDËSIA DHE ORGANIZIMI I VETADMINISTRIMIT LOKAL NË SHTETET E DEMOKRACISË BASHKËKOHORE”. Mr. Ramiz Fazliu punon si politikan në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.