← Shfleto

Ramiz Abdyli

Doktor i shkencave teknike – elektroteknikës

Lindi më 1928 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në ushtri mandej e mbaroi Akademinë Ushtarake Dega e Elektroteknikës në Zagreb. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës të Zagrebit ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1972 me temën: ”MODELIMI MATEMATIK I SERVOSISTEMEVE HIDRAULIKE” (kr). Mr. Ramiz, Sh. Abdyli është magjistri i parë shqiptar që mori gradën oficer i APJ ku më vonë edhe doktoroi në Akademinë Ushtarake të Zagrebit në Fakultetin e Elektroteknikës në dhjetor të vitit 1977 me temën: ”ANALIZA DHE SINTEZA E SISTEMIT JOLINEAR MULTIVARIABIL ELEKTROHIDRAULIK TË DREJTIMIT AUTOMATIK(kr). Dr. Ramiz Sh. Abdyli është pjesëmarrës i LNÇ dhe ka punuar në Armatën Jugosllave si oficer prej gradës më të ulët e deri te grada e gjeneralkolonelit të APJ. Dr. R.Abdyli ka qenë udhëheqës i Akademisë Ushtarake të Zagrebit dhe kryeshef i Shtatmadhorisë së APJ. Ka qenë edhe prof. ordinar në Akademinë Ushtarake të Zagrebit. Ka jetuar në Zagreb, ku edhe vdiq më 1996.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.