Ramiz Abdyli
Doktor i shkencave të historisë
Lindi më 1944 në Llojan të Kumanovës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Miratoc të Preshevës, mandej e kreu Shkollën Normale në Shkup, aty kreu edhe Fakultetin Filozofik më 1968. Studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, edhe magjistroi në qershor të vitit 1976 me temën: ”LËVIZJA NACIONAL ÇLIRIMTARE NË PRESHEVË E RRETHINË 1941 - 1945”. Mr. Ramiz Abdyli doktoroi në të njejtin fakultet në Prishtinë në mars të vitit 1981 me temën: ”GJENDJA DHE POZITA E KLASËS PUNËTORE NË KOSOVË MIDIS DY LUFTËRAVE BOTËRORE”. Dr. Ramiz Abdyli së pari punoi si mësues në vendlindje, mandej arsimtar i historisë - gjeografisë në Bukovik të Shkupit. Prej vitit 1970 punoi si prof. i historisë dhe sociologjisë në Gjimnazin e Kumanovës, kurse më 1.02.1978 filloi punën në Institutin e Historisë të Kosovës. Aty arriti deri te bashkëpunëtor i lartë shkencor. Pas largimit nga puna më 1991 nga pushteti serb, Dr. Ramiz Abdyli u punësua në Institutin e Historisë të Maqedonisë në Shkup, e më 1994 u zgjodh prodekan në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Tetovës, mandej edhe ligjërues i këtij fakulteti. Dr. R.Abdyli ka 3 monografi, 19 punime shkencore të botuara e 10 kontribute të tjera, si dhe 15 kritika e recensione.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.