← Shfleto

Ramadan Zejnullahu

Doktor i shkencave të natyrës – matematikës

Lindi më 1957 në Llapashticë të Poshtme të Podujeves(Besianës). Shkollën fillore e kreu në Podujevë, kurse Gjimnazin Matematikor në Prishtinë, ku e kreu edhe FSHMN-Dega e Matematikës dhe diplomoi më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Prishtinës, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1982 me temën: ”KARAKTERIZIMI I SPLEIN FUNKSIONEVE NË HAPËSIRAT EHILBERT-it” Mr. Ramadan Zejnullahu doktoroi në FSHMN-Dega e Matematikës në Prishtinë në shtator të vitit 1989 me temën: ”DISA VEÇORI TË SPLEIN FUNKSIONEVE NË HAPËSIRËN E HILBERTIT”. Dr. Ramadan Zejnullahu në fillim punoi si asistent i Analizës I dhe II në Degën e Matematikës, ku arriti deri te prof. ordinar i lëndës Analizat funksionale në FSHMN të Prishtinës. Ka qenë prodekan i FSHMN të Prishtinës. Ka të botuara 17 punime shkencore, 9 prej tyre jashtë Kosovës si autor –koautor dhe ka 19 tekste të matematikës të botuara për shkolla fillore dhe 3 për shkolla të mesme si dhe 8 tekste universitare.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.