Rahmi Tuda
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1934 në Veleshtë të Strugës. Shkollën fillore e kreu në Strugë, kurse të mesmen (Normalen) në Shkup. Fakultetin Filozofik - Dega Gjuhë dhe Letësi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1971. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në dhjetor të vitit 1983 me temën: ”POETIKA E FJALËVE TË URTA POPULLORE SHQIPTARE “. Mr. Rahmi Tuda doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1989 me temën: ”VLERA ESTETIKE E POEZISË GOJORE-LEGJENDARE SHQIPTARE”. Dr. Rahmi Tuda së pari punoi si mësues në vendlindje. Si profesor i gjuhës shqipe në Strugë e Ferizaj, Si pedagog në Qendrën Sociale të Ferizajt dhe së fundi ligjërues në Universitetin e Tetovës. Ka të botuara 10 vepra letrare (vjersha për fëmijë).
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.