Ragip Shabani
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në dhjetor të vitit 1958 në Bradash të Besianë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Podujevë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë – Dega e Farmakologjisë në Zagreb, kurse magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1995 me temën: ”HULUMTIMI MORFOLOGJIK DHE FUNKSIONAL I ZHVILLIMIT TË RECEPTORËVE BRONKIALË NË PREPARATËT HUMANE TRAKEALE”. Mr. Ragip Shabani doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 2003 me temën: ”HULUMTIMI MORFOLOGJIK DHE FUNKSIONAL I FENOTIPIT SENZORIK DHE MOTORIK VAGAL TE TË POSALINDURIT ME INSUFICIENCË RESPIRATORE”. Dr. Ragip Shabani së pari punoi si mjek, mandej u zgjodh asistent i lëndës Anatomia patologjike në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri te docent i kësaj lënde në këtë fakultet. Tash punon në Institutin e Anatomisë patologjike të Prishtinës. Ka të botuara disa punime shkencore edhe jashtë vendi të fushës së farmakologjisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.