Ragip Kastrati
Doktor i shkencave të bujqësisë
Lindi më 1955 në Turjakë të Malishevës. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Prizren, kurse Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë në Novi Sad ku edhe magjistroi në mars të vitit 1986 me temën: ”NDIKIMI I BURIMEVE DHE NIVELEVE TË NDRYSHME TË KAROTINËS DHE VITAMINËS A, NË TË USHQYERIT SI DHE DINAMIKA E PËRBËRJES SË TYRE NË QUMËSHT DHE GJAK TË LOPËVE QUMËSHTORE”(sr). Mr. Ragip Kastrati doktoroi në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë në mars të vitit 1997 me temën: ”PËRBËRJA KIMIKE DHE VLERA USHQYESE E USHQIMEVE TË KAFSHËVE NË KOSOVË”. Dr. Ragip Kastrati është prof. ordinar i lëndës Të ushqyerit e ripëtypësve në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Ka të botuara 25 punime shkencore 1 tekst të ligjëratave të autorizuara.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.