← Shfleto

Ragip Halili

Doktor i shkencave juridike

Lindi në korrik të vitit 1943 në Sallabajë të Podujevës (Besianës). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Beogradit ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1972 me temën: ”SANKSIONET NDËSHKUESE (PENALE) SIPAS SË DREJTËS ZAKONORE SHQIPTARE NË KOSOVË”(sr). Mr. Ragip Halili doktoroi në Fakultetin Juridik të Sarajevës në janar të vitit 1983 me temën: ” VEPRAT PENALE KUNDËR MARTESËS DHE FAMILJËS NË KOSOVË”(sr). Dr. Ragip Halili së pari punoi si mësues, asistent i kriminalogjisë me penologji në Fakultetin Juridik të Prishtinës ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë prodekan-dekan i Fakultetit Juridik të Prishtinës dhe kryetar i Komitetit të LKJ-së në Prishtinë. Ka të botuara 53 punime shkencore dhe një tekst universitar, dhe 3 tekste të përkthyera nga serbishtja dhe është ligjërues në Shkallën e tretë të studimeve pasuniversitare në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.