Radium Avxhiu
Doktor i shkencave të gjeologjisë – gjeofizik
Lindi në mars të vitit 1940 në Korçë. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendlindje. Studimet e larta i filloi në Institutin e Naftës në Bukuresht (Rumani) dhe i përfundoi në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave në Tiranë më 1963. Studimet pasuniversitare dhe pjesën e parë të disertacionit e kreu më 1979, kurse u doktorua më 1989 me temën: ” STUDIMI I RUGËVE PËR RRITJEN E THELLËSISË NË KËRKIMET E VENDBURIMIT TË BAKRIT ME ANË TË METODËS P.P. NË ZONËN E MIRDITËS”. Dr. Radium Avxhiu së pari punoi si inxh. gjeofizik në Ndërmarrjen Gjeologo-Topografike të Tiranës, ishte drejtor i Qendës Gjeofizike të Tiranës. Nga viti 1970 ka qenë pedagog i jashtëm në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave, ka qenë bashkautor i teksteve universitare. Ka të botuara 15 artikuj shkencor brenda e jashtë vendit. Mban “Medalje Pune” kl. III. “Çmimin e Republikës” kl. III.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.