← Shfleto

Qibrije Demiri-Frangu

Doktor e shkencave të filologjisë

Lindi më 1957 në Sazli të Ferizajt. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Ferizaj. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, i kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1985 me temën: ”GRUAJA NË POEZINË E JAKOV XOXËS”. Mr. Qibrije Demiri-Frangu doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në shtator të vitit 2006 me temën: ”PROZA E RILINDJES KOMBËTARE”. Dr. Qibrije Demiri-Frangu punoi si profesoreshë e Gjuhës Shqipe në Qendrën Shkollore të Farizajt, më 1986 u zgjodh asistente e Letërsisë Shqipe (Romantizmi) në Katedrën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Dr. Q. Demiri-Frangu tash e ligjëron Letërsinë e sotme shqipe në këtë fakultet. I ka të botuar 4 vepra.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.