Qerim Hamiti
Magjistër i shkencave të natyrës – kimisë
Lindi në shkurt të vitit 1947 në Zasellë të Mitrovicës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje e vazhdoi në Tunel të Parë dhe e kreu në Mitrovicë ku e kreu edhe Gjimnazin si dhe e dha ndryshimin dhe e kreu Normalen në Prizren. FSHMN-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Kimiko-Teknologjik të Lublanës ku edhe magjistroi në mars të vitit 1991 me temën: ”KRIPRAT E DYFISHTA TË SULFATIT TË BIZMUTIT ME ELEMENTET NJËVALENTE”(sl). Mr. Qerim Hamiti në fillim punoi si mësues, si mësimdhënës në Shkollën Ekonomike të Prishtinës, si profesor i Kimisë në Gjimnaz të Mitrovicës, mandej në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë si ligjërues i Kimisë dhe i Kimisë aplikative, ku është në marrëdhënje të rregullt të punës. Mr. Q. Hamiti ka të botuara 8 punime profesionale, 3 punime shkencore dhe një praktikum të kimisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.