Qenan Tunuzliu
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1942 në Vushtrri. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Mitrovicë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Shkup më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Beogradit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1982 me temën: ”DUKURIA E KANCERIT BRONHOGJEN NË POPULLATËN E KOMUNËS SË PRISHTINËS PREJ 1971-1980”(sr). Mr. Qenan Tunuzliu doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në mars të vitit 1988 me temën: ”KARCINOMI MUSHKËROR NË POPULLATEN E KOSOVËS DHE TRENDI I TIJ EPIDEMIOLOGJIK”. Dr. Qenan Tunuzliu në fillim punoi si mjek në Vushtrri, kurse më 1980 kaloi në Klinikën Interne të Prishtinës. Ka punuar në ambullancë private në Vushtrri. Ka të botuara 20 punime shkencore dhe ka qenë prof. ordinar i lëndës Mjekësia Interne në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Vdiq në Vushtrri më 1998.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.