← Shfleto

Qemal Skuka

Doktor i gjeodezisë

Lindi në dhjetor të vitit 1948 në Peshkopi (Dibër). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Teknike-Topografi) e kreu në Tiranë, ku edhe specializoi në Ministrinë e Bujqësisë si teknik topograf në Drejtorinë e Ujrave të rrethit të Dibrës. Fakultetin e Inxh. së Ndërtimit-Dega Gjeodezi e kreu në Tiranë më 1975. Doktoroi në të njëjtin fakultet në Tiranë në dhjetor të vitit 1985 me temen: ” KORIGJIMET GRAVIMETRIKE NË NIVELIN E SAKTË TË SHQIPËRISË“. Më 1993 u konvertua në gradën “Doktor i shkencave”, mandej edhe Profesor i Asocuar (1998). Dr. Qemal Skuka është Kordinator kombëtar për Shqipërinë në Seksionin Gjeodezik të CEI (Central Eurpian Iniciativ) që prej vitit 1995. Dr. Q. Skuka ka të botuara 5 punime profesionale, 2 tekste universitare dhe ishte kryredaktor i revistës “Gjeodezia”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.