← Shfleto

Qazim Xhelili

Doktor i shkencave të historisë

Lindi më 1941 në Cerjan. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme pedagogjike e kreu në Dibër. Fakultetin Histori-Filologji – Dega Histori-Gjeografi e kreu në Tiranë më 1967. Ka gradën shkencore “Doktor i shkencave historike”. Dr. Qazim Xhelili në fillim ishte mësues në Dibër, mandej përgatiti mësues të rinj të lëmit të historisë. Tash është pedagog në Departamentin e Historisë të Fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës. Dr. Q. Xhelili ka një sërë botimesh shkencore të lëmit të historiografisë dhe një monografi.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.