Qazim Tmava
Magjistër i shkencave ekonomike
Lindi në shkurt të vitit 1964 në Shipol të Mitrovicës. Shkollën fillore dhe të mesme (Ekonomike) i kreu në Mitrovicë (Zveçan). Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1988. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në Shtator të vitit 2000 me temën: ”PËRVOJA E QEVERISJËS TË PROJEKTEVE INVESTIVE NË TREPÇË”. Mr. Qazim Tmava pas kryerjes së fakultetit punoi si mësimdhënës i lëndëve ekonomike në Shkollën Ekonomike të Mitrovicës ku pas një kohe u bë zëvendësdrejtor i kësaj shkolle, punoi edhe në Ministrinë e Arsimit shkencës dhe teknologjisë në Prishtinë. Ka të botuara disa punime profesionale-shkencore. Merret me vizatime-Karikatura që nga viti 1982 ka disa ekspozita ku mori çmimin e “Rilindjes” si dhe çmim special nga Brukseli. Ka ilustruar ballinat e tri librave. Tash punon në Bankën për Biznes të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.