← Shfleto

Qazim Qazimi

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi në tetor të vitit 1946 në Llovcë të Gjilanit. Para se të shkonte në shkollë mësoi leximin arabisht dhe e bëri hatme Kuranin. Shkollën fillore e nisi në Llovcë dhe e kreu në Pogragjë. Medresenë e regjistroi në Sarajevë dhe e kreu në Prishtinë, me sukses të shkëlqyer. Studimet e Orientalistikës i nisi në Fakultetin Filozofik-Dega e Sheriatit dhe e Letërsisë Arabe në Beograd, në Degën e Letërsisë dhe Sheriatit Islam diplomoi më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1995 me temën: ”NDIKIMET ORIENTALE NË VEPRËN LETRARE TË NAIM FRASHËRIT”. Mr. Qazim Qazimi doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në maj të vitit 2001 me temën ”JETA DHE VEPRA LETRARE E MUHAMET ÇAMIT”. Dr. Qazim Qazimi ka qenë prof. dhe drejtor i Medresesë të Prishtinës, anëtar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Aktualisht është ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame të Prishtinës. Ka të botuara 32 njësi bibliografike dhe 18 punime shkencore - profesionale, 4 tekste shkollore-universitare të botuara në Kosovë. Tash është prof. inordinar në Fakultetin e Studimeve Islame të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.