← Shfleto

Qamile Jaka

Doktor i shkencave të mjekësisë – stomatologjisë

Lindi në gusht të vitit 1941 në Tropojë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Gjakovë. Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Stomatologjisë - e kreu në Beograd më 1967. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Beograd në qershor të vitit 1981 me temën: ”PARAQITJET E SHPESHTA ORTODENTALE TE FËMIJËT E MOSHËS SHKOLLORE NË KSA TË KOSOVËS”(sr). Mr. Qamile Jaka doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Stomatologjisë në Prishtinë në nëntor të vitit 1986 me temën: ”NDIKIMI I FAKTORIT TRASHËGUES DHE JOTRASHËGUES NË DISA KARAKTERISTIKA TË APARATIT PËRTYPËS NGA ASPEKTI ORTODENTIK”(sr). Dr. Qamile Jaka për Ortodentën e nofullës specializoi në Fakultetin e Stomatologjisë në Beograd. Punoi në Poliklinikën e dhëmbëve në Spitalin e Prishtinës. Më 1978 u zgjodh asistente e Ortopedisë së nofullës dhe fytyrës - Dega e Stomatologjisë dhe arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 44 punime shkencore, 1 tekst universitar, 1 tekst të përkthyer për shkolla të mesme. Është stomatologia e parë shqiptare në Kosovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.