Qamil Xhemajli
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi më 1939 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Beograd më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1973 me temën: ”ASPEKTET EKONOMIKE NË AGROKOSOVË”(kr). Mr. Qamil Xhemajli së pari punoi në Kooperativën Bujqësore të Pejës, mandej në Sekretariatin Krahinor të Bujqësisë dhe Pylltarisë të Kosovës dhe punoi deri më 1990, kur pushtetit serbosllav e largoi nga puna. Mr. Qamil Xhemajli punon në Sekretariatin e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.