Qamil Haxhiu
Doktor i shkencave të mjekësisë – oftalmologjisë
Lindi më 1927 në Rahovec. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Gjimnazin në Prizren. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1958. Pas një përvoje të gjatë mjekësore doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në prill të vitit 1978 me temën: ”TOKSOPLAZMOZA E SYVE NË KSA TË KOSOVËS”(sr). Dr. Qamil Haxhiu në fillim punoi si mjek në Suharekë. Specializimin e kreu në Shkup, prej vitit 1964 punon në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës. Më 1973 u zgjodh mësimdhënes në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe arriti deri te prof. ordinar i Oftalmologjisë në këtë fakultet. Specializoi Oftalmologjinë në Romë, Kopenhagë, Malma, Gjenevë. Ka të botuara 35 punime shkencore si autor-bashkautor. Vdiq në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.