Qamil Gexha
Doktor i shkencave të historisë
Lindi më 1934 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmën i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë - e kreu në Shkup më 1959. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1976 me temën: ”SHTYPI I MALIT TË ZI PËR LËVIZJEN KOMBËTARE SHQIPTARE 1839-1912”(sr). Mr. Qamil Gexha doktoroi në të njëjtin fakultet në Prishtinë në dhjetor të vitit 1982 me temën ”MARRËDHËNJET SHQIPTARO-MALAZEZE 1839-1912”. Dr. Qamil Gexha punoi si mësues, dhe si prof. në Shkollën Ekonomike të Gjakovës, kurse më 1965 u zgjodh mësimdhënës i SHLP “B.Curri” të Gjakovës, e prej aty kaloi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës dhe arriti deri te prof. inordinar për lëndën Historia e popujve të Ballkanit. Ka shkruar tekste të historisë për shkollat fillore e të mesmet. Ka të botuara një numër punimesh nga historiografia shqiptare. Vdiq në Prishtinë më 2005.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.