← Shfleto

Qamil Bala

Magjistër i shkencave pedagogjike

Lindi më 1878 në Gjilan, Familja e tij ka ardhur nga Strezovci i Kamenicës (Dardana) në Gjilan. Qamil Bala shkollën fillore e kreu në Prishtinë kurse Gjimnazi e vazhdoi në Manastir, kurse Shkollën Normale e kreu në Stamboll. Gjatë shkollimit i mësoi edhe gjuhët (krahas shqipes) frënge, turke, arabe, persiane dhe gjermane që ka qenë rast i rrallë. Qamil Bala me 1900 emërohet profesor në Gjimnazin e Janinës, ku punoi një kohë të gjatë, mandej u emërua drejtor i Institutit „Naim Frashëri“ të Tiranës e në dhjetor të vitit 1932 Mr. Qamil Bala ka kryer shumë funksione si profesor, drejtor i Gjimnazit. Inspektor i Arsimit për shkollat e mesme, mandej Inspektor i Arsimit në Vilajetin e Sirisë, Libanit e të Palestinës, mandej drejtor i Arsimit në Izmir të Turqisë, Bagdat (Irak) e më 1909 ka qenë drejtor i Normalës së Elbasanit si dhe Inspektor i Arsimit dhe drejtor i Konviktit në Elbasan1 Në bazë të shenimeve të botuara në shtypi e kohës dhe mbështetjen në veprimtarinë e gjatë arsimoro-pedagogjike me plot të drejtë Qamil Bala (sipas Dr. J.Vatocit) rradhitet në rangun e magjistrave të Pedagogjisë. Mr. Qamil Bala si veprimtar në lëminë pedagogjiko-arsimore qe lanë pasdore nga pushteti i atëhershëm ku vdiq në skamje në Tiranë më 1933. 1 Dr. J.Rexhepagiq. Disertacion në faqe 80, i mbrojtur në Zagreb 1968.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.