Pullumb Karaulli
Doktor i shkencave teknike – makinerisë
Për vendlindjen dhe shkollimin fillor dhe për të mesmin nuk kemi të dhëna. Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike e kreu në Institutin Politeknik të Harkovit të Ukrainës më 1953. Pas diplomimit punoi si pedagog në Degën e Mekanikës të Universitetit të Tiranës deri më 1990 që ka ligjëruar lëndën Teoria e mekanizmave dhe e Makinave, në të cilën 25 vjet pandërprerë ishte shef Katedre. Ka qenë në specializim edhe jashtë Shqipërisë. Ka mbajtur ligjërata edhe në Departamentin e Mekanikës edhe në Francë, Itali dhe në Universitetin e Ankarasë në Turqi. Ka udhëhequr 8 disertacione doktoratash, i ka të botuara 3 tekste universitare dhe 13 punime shkencore në vend dhe jashtë. Ka ligjëruar edhe në Fakultetin Teknik të Prishtinës lëndën Mekanizmat në vitet 1972-1976. Dr. Pullumb Karaulli u dekorua me Urdhrin “Naim Frashëri” për kontributin e dhënë në arsim e brezave të rinj në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.