Prekë Lazri
Doktor i filozofisë kishtare
Lindi më 1957 në Zllakuqan të Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Suboticë. Fakultetin e Teologjisë e kreu në Zagreb më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Romës, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1989 me temën: ”FEJESA NË KANUNIN E LEKË DUKAGJINIT”(it). Mr. Prekë Lazri doktoroi në Fakultetin e Drejtësisë Kanonike në Romë në janar të vitit 1991 me temën: ”FEJESA DHE MARTESA NË “KANUNIN E LEKË DUKAGJINIT”, MARTESA KRISHTERE DHE INFLUENCA E LIGJEVE TË PËRGJITHSHME DHE KRAHINORE NË KANUNIN E LEKË DUKAGJINIT”( it). Dr. Prekë Lazri punoi si profesor në Gjimnaz të Suboticës, në Institutin Katekistik Kombëtar në Shkodër. Tash punon në Kishën katolike të Prizrenit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.