Pjetër Bogdani
Doktor i filozofisë dhe i teologjisë
Lindi më 1625 në Guri të Hasit të Prizrenit. Mësimet fillestare i mori në vendlindje kurse të mesmet dhe të lartat i kreu në Loreto të Italisë. Studimet i bëri në Kolegjin Propaganda Fide të Romës, ku edhe doktoroi në teologji në dhjetor të vitit 1656 dhe mori gradën doktor i teologjisë (Filozofie e Sacra theologije doctore)1. Më vonë doktoroi edhe në filozofi (P. Bogdani Philozofie doctore). Pas doktorimit së pari emërohet peshkop e më 1677 edhe Kryepeshkop i Shkupit. Dr. P. Bogdani më 1685 u vendos në Padovë ku e botoi veprën “Çeta e Profetëve” (si prozë origjinale në shqipës). Po në këtë vit kthehet në Kosovë dhe merr pjesë në Lëvizjen kundër turqve. Pra, P. Bogdani është doktor i dyfishtë (Filozofi-Teologji) i shekullit XVII. Ka njohur shumë gjuhë të huaja. I njihte shkëlqyeshëm: italishtën, latinishtën dhe greqishten e vjetër dhe turqishtën dhe serbishtën si gjuhë të mjedisit mandej Hebreishten, jevreishten, armenishtën, posaçërisht shqipën 2. Dr. Pjetër Bogdani është doktor i dyfishtë dhe figura më madhështore e historisë së kulturës shqiptare të asaj kohe. Bogdani shkroi libra në nëntë (9) gjuhë. Ky vdiq në Prishtinë me 1689 ku pushteti turk ia ka nxjerrë eshtrat prej varri dhe nuk dihet se ku është rivarrosur.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.