← Shfleto

Petrit Pollozhani

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në korrik të vitit 1956 në Bixhavë të Strugës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Gjimnazin) në Strugë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1982. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në maj të vitit 1994 me temën: ”PAPUNËSIA DHE PERSPEKTIVA E PUNËSIMIT NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË GJATË PERIUDHËS 1948-1990”. Mr. Petrit Pollozhani doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në qershor të vitit 2001 me temën: ” NDIKIMI I STRUKTURËS EKONOMIKE NË ECURITË E PUNËSIMIT NË IRJ. TË MAQEDONISË”. Dr. Petrit Pollozhani punoi në Koperativën Bujqësore në Llozhan, si ligjërues i lëndëve ekonomike në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës. Është ndër themeluesit e Universitetit të Tetovës, ku është edhe ligjëron lëndën Ekonomia politike në Fakultetin Ekonomik në Tetovë. Ka të botuara 3 punime nga lëmi i Ekonomisë bujqësore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.