← Shfleto

Petrit Mëzezi

Doktor i shkencave të historisë

Lindi më 1930 në Tiranë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, Fakultetin Filozofik e kreu në Universitetin e Leningradit (Rusi) më 1957. Doktoroi në Fakultetin Filozofik të Tiranës në lëminë e Historisë. Dr. Petrit Mëzezi punoi në Ambasadën e Shqipërisë në Hanoj dhe Algjeri. Pas një kohe u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi punën në Universitetin e Tiranës në Fakultet Filozofik ka ligjëruar lëndën e historisë. Dr. P. Mëzezi është marrë edhe me shkrime vjersha e përralla për fëmijë dhe ka të botuara 2 libra. Jeton dhe punon në Tiranë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.