← Shfleto

Petrit Kokalari

Doktor i shkencave të mjekësis – farmakologjisë

Lindi më 1927 në Gjirokastër. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Odesë të Rusisë më 1954, me sukses të shkëlqyeshëm. Pas diplomimit u kthye në Shqipëri dhe u angazhua pedagog në Fakultetin e Mjekësisë të Tiranës deri më 1977. Pas këtij viti e themeloi Institutin e Mjekësisë Popullore të Shqipërisë dhe qëndroi deri më 1991. Dr. Petrit Kokalori filloi të botonte artikuj që nga viti 1959 në Buletinin e shkencave mjekësore. Bëri eksperimente. Mblodhi bimë mjekësore, me to bëri një punë të madhe. Këto i botoi në librin “Bazat eksperimentale të Farmakologjisë”. I botoi më 1961. Mbledhja e shumë bimëve tjera edhe për veterinari si “Farmakologjia Veterinare” e botuar më 1971. Dr. Petrit Kokalari specializoi në Institutin e Farmakologjisë të Romës në metodat e diagnostifikimit të sterilitetit të mashkullit, mandej specializoi në Budapesht në metodat bashkëkohore të farmakologjisë dhe më 1972 u laureua “Docent” i shkencave të mjekësisë. Dr. Petrit Kokalari e krijoi Institutin e Farmakologjisë edhe në Prishtinë. Udhëhoqi disa disertacione në Shqipëri dhe në Kosovë. Materialet e simpoziumeve i mblodhi dhe i botoi në “Studime për mjekësinë popullore në Shqipëri”. Profesori i Universitetit të Aleksandrisë, Prof. Dr. Ali Ahmet Isa, ishte rektor i Universitetit të Oksfordit, shkruan për Dr. Petrit Kokalarin: “Shqipëria duhet të krenohet se ka shkencëtar të tillë si Petritin”, kështu tha edhe përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Mjekësisë. Vdiq më 1993.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.