Petrit Gaçe
Doktor i shkencave të mjekësisë (akademik)
Lindi më 1928 në Elbasan, ku i kreu mësimet fillestare dhe Shkollën Normale më 1946. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Rusi më 1953. Ndër mjekët e parë mori gradën “Kandidat i Shkencave” më 1960. Në vitin 1996 iu dha titulli “Doktor” dhe më 1991 titulli “Profesor”. Anëtar i Akademisë së Shkencave bëhet në vitin 1983. Dr. Petrit Gaçe pas kryerjes së Fakultetit dha ndihmesë të madhe në mjekësinë shqiptare në përgjithësi e në kirurgji në veçanti. Dr. P. Gaçe është nismëtar i mjekësisë moderne për të sëmurët me djegie, ishte pionier i kirurgjisë pediatrike. Ndër të parët shfaqi interes për kirurgjinë endokrine dhe zbuloi operacionet e autoplastikës e të hemoplastikës së lëkurës. Veprimtaria e tij shkencore lidhet me botimin e 50 studimeve dhe të teksteve mësimore universitare të botuara në vend dhe jashtë. Ka marrë pjesë në shumë konferenca e simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare në vende të ndryshme të Evropës e më gjerë. Dha ndihmesë si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë të Tiranës me përvojën e tij 46 vjeçare. Vdiq në Tiranë më 1996.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.