← Shfleto

Petrit Fetahu

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1945 në Dibër. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filologjik e kreu në Shkup, ku i kreu edhe studimet pasuniversitare ku edhe magjistroi me temën:”FOLKLORI DIBRAN”. Mr. Petrit Fetahu merret edhe me krijimtari letrare (tregime) që edhe ka botuar. Mr. Petrit Fetahu jeton dhe punon në Dibër.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.