← Shfleto

Petref Nishani

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në shkurt të vitit 1940 në Bamaj të Beratit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Teknikumin e Naftës në Kuçovë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1957, Po në këtë fakultet ka doktorua më 1993 me temën: ” ANALIZA E REZULTATEVE TË PUNIMEVE GJEOFIZIKE PËR NJOHJEN E MËTEJSHME TË NDËRTIMIT GJEOLOGJIK-STRUKTUROR TË PJESËS QENRORE TË ZONËS KRAJA NË BASHLIDHJE ME ZONAT FQINJE”. Dr. Petref Nishani së pari punoi si teknik në Ndërmarrjen e Shpimit në Patos, si inxh. gjeofizik në ekspeditën sizmike në Ndërmarrjen Sizmogravimetrike në Fier, mandej pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave në Tiranë si përgjegjës i Katedrës së Gjeofizikës. Ka qenë edhe zëvendësdekan në këtë fakultet. Më 1999 mori titullin shkencor “Profesor”. Është marrë me interpretimin e rezultateve të punimeve sizmike. Është bashkautor i një teksti universitar. Rezultatet e kërkimeve i paraqiti në referate e kumtesa dhe në artikuj shkencorë. Është dekoruar me Urdhrin “N. Frashëri” kl. III.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.