← Shfleto

Peter Prifti

Magjistër i shkencave të filozofisë – historisë

Lindi më 1924 në Rehavë të Kolonjës. Mësimet fillestare dhe të mesmet i kreu në vendlindje. Më 1940 shkoi në Amerikë, atje i kreu studimet për filozofi e pastaj studimet pasuniversitare (bashqeller) më 1949 dhe magjistroi në filozofi në Universitetin e Pensilvanisë më 1955. Mr. Peter Prifti ishte sekretar i federatës panshqiptare “Vatra” të Bostonit. Punoi në Institutin e Teknologjisë (MIT) në Massechuset në Kembrixh. Ishte Konsulent i gjuhës shqipe në Fakultetin e Gjuhësisë të Universitetit të Kalifornisë në San Diego. Është autor i disa librave, dhe ka botuar përmbledhje artikujsh studime politike e gjuhësore. Ka qenë bashkautor i shumë librave. Ka botuar disa zëra që i përkasin Shqipërisë në Enciklopedinë Britanike. Mr. P. Prifti u dekorua me urdhrin “N.Frashëri” të klasit të Parë. Jeton në San Diego – Kaliforni.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.