← Shfleto

Peter Kristoferi

Doktor i shkencave të natyrës – matematikës

Lindi më 1937 në Worcester, Massachusetts SHBA. Prindërit e tij kishin ardhur nga Polena e Korçës, në Amerikë më 1936. Pjetri lindi dhe u rrit në Amerikë ku e kreu të gjithë shkollimin prej atij fillor e deri te ai universitar në Worcester. Ka qenë i ndarë për shkencat ekzakte-Matematikë ku e studioi dhe doktoroi ku tash është profesor i Matematikës në Worcester Polytechnic Institut-Instituti Politeknik i Worcester-it ku ligjëron në Departamentin e matematikës plot 32 vjet. Dr. Peter Kristoferi për herë të parë vizitoi Shqipërinë më 1990 dy vite më vonë ka mbajtur ligjërata nga Matematika në Universitetin e Tiranës. Dr. Peter Kristoferi studimet i përfundoi në “Clark University” është Anëtar i Shoqatës Amerikane të Matematikës në Akademinë e Shkencave me seli në New York. Ka të botuara disa punime shkencore, është prof. pedant i matematikës dhe jeton në SHBA në Worcester të Massachusetts.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.