Përparim Likaj
Doktor i shkencave të gjeodezisë
Lindi më 1946 në Tiranë. Shkollën fillore dhe atë të oficerëve - Dega e Topografisë i kreu në vendlindje. Studimet e larta i kreu në Institutin e Ndërtimit –Dega, e Topografisë Tiranë, edhe u diplomua më 1975. U doktorua në Fakultetin Teknik të Tiranës më 1994 me temën: ”PËRCAKTIMI I LËVIZJEVE HORIZONTALE DHE VERTIKALE TË KORËS SË TOKËS NË ZONAT ME AKTIVITET TË LARTË SIZMIK”. Dr. Përparim Likaj fillimisht ishte si pedagog i jashtëm në Fakultetin Teknik Dega Gjeodezia Sferike, dhe si Oficer Topograf. Ka qenë drejtor i Institutit Topografik të Ushtrisë Shqiptare. Pas lirimit nga detyra ushtarake, filloi të punonte si gjeodet në firmën “Gjeo-Vjosa”. Dr. P. Likaj ka të botuara 10 punime profesionale dhe 20 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.