Përparim Hoxha
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në dhjetor të vitit 1951 në Përmet. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1974. Po në këtë fakultet edhe doktoroi në vitin 1992 me temën: ”KARAKTERISTIKAT FIZIKO—MEKANIKE TË SHKËMBINJËVE RANOR”. Dr. Përparim Hoxha së pari punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen Minerore të Kromit në Bulqizë, specialist në Institutin e Bonifikimit në Tiranë, asistent e pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës, zv/rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës. Bëri studime më bashkëkohore për kushtet e formimit të vendburimit të kromit në Bulqizë. Është dekoruar me “Medalje Pune”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.