Përparim Dervishi
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në gusht të vitit 1955 në Tiranë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik me sukses të shkëlqyeshëm e kreu në Tiranë më 1978 në Degën e Ekonomisë Industriale. Më 1988 mbrojti gradën “Kandidat i shkencave ekonomike” me disertacion me temën :”DREJTIME TË RRITJES SË EFIKASITETIT TË INDUSTRISË MEKANIKE”. E cila më vonë iu njoh “Doktor i shkencave ekonomike”. Dr. Përparim Dervishi specializoi në Torino në fushën e menaxhimit, në Glazgov (Skoci), mandej në Norvegji i kreu studimet një vjeçare për “Master” Master i administrimit të biznesit në Norvegji. Dr. P. Dervishi me 1980 u emërua pedagog i Fakultetit Ekonomik-Katedra e Organizimit të Industrisë në Tiranë. Ka ligjëruar lëndët: Organizimi i ndërmarrjeve industriale, dhe më 1987 u emërua shef i Katedrës së Organizimit të Industrisë. Ka qenë edhe zv. dekani i këtij fakulteti. Ishte drejtor i Doganave të Shtetit. Dr. Përparim Dervishi ishte ambasador në Suedi e Hungari.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.