Perlat Lame
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në gusht të vitit 1947 në Përmet. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në vendlindje, kurse Fakultetin Ekonomik e kreu më 1970 në Tiranë. Më 1985 mori gradën “Kandidat i Shkencës”, mandej “Docent” (1990), kurse më 1994 mori gradën “Doktor i Shkencave Ekonomike”, më vonë edhe Profesor i Asiciuar. Ka ndjekur kurse-seminare në Gjermani, Strasburg, Selanik dhe Bari. Dr. Perlat Lame punoi si ekonomist në Ndërmarrjen Bujqësore të Lushnjes, pedagog në Fakultetin Ekonomik-Katedra e Organizimit e Tiranës. Përgjegjës në Sektorin e Përkrahjes Sociale në Komitetin e Punës dhe i Përkrahjes Sociale, pedagog i jashtëm në Katedrën e Organizimit dhe në Departamentin e Menaxhimit të Fakultetit Ekonomik të Tiranës, këshilltar i jashtëm, zv. kryeministër dhe ministër i Punës Sociale. Dr. P.Lame është autor-bashkautore manografive i teksteve dhe i artikujve të ndryshëm. Ka marrë pjesë në konferenca e simpoziume shkencore në vend dhe jashtë vendit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.